Veliaj: Partneritet me shoqërinë civile për mirëmbajtjen e qytetit

31/08/2015 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë të hënë me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilëve u ka kërkuar të bashkëpunojnë me nismat e bashkisë në të mirë të qytetarëve të Tiranës.

Së pari, Veliaj ka kërkuar që shoqëria civile të jetë pjesë e aksiont të pastrimit më datë 4 shtator.

“Do të doja shumë që të gjithë anëtarët tuaj, të gjithë ata që ju mbështesin, të ishin pjesë e këtij aksioni, që bëhet pa një harxh të madh financiar. Tirana ndoshta nuk do të bëhet qytet i pastër brenda natës, por ne mund ta bëjmë atë më të pastër se një ditë më parë. Kjo është magjia e shoqërisë civile”, ka thënë Veliaj.

Veliaj është shperhur për partneritet ndërmjet bashkisë dhe shoqërisë civile.

“Ajo që do të doja t’ju ftoja është të gjejmë disa komponentë të përbashkët, në mënyrë që komuniteti i biznesit të financojë nismat e shoqërisë civile, duke shumëfishuar burimet financiare që janë të kufizuara, me ato të qeverisë qendrore dhe bashkisë, që quhen fonde për përgjegjshmërinë sociale”, ka thënë Veliaj.

Kryetari i bashkisë nuk ka anashkaluar dhe çështjen e gjobave të vendosura gjatë javës që kaloi, e cila ka ngjallur debat, por ai ka shpjeguar se janë 99% e qytetarëve që kërkojnë pastërti, rregull dhe higjenë në Tiranë dhe vetëm 1% që shkelin ligjin dhe që sigurisht do të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Top Channel