Kavajë-Krujë, këshilltarët e PD nuk njohin krerët e bashkive

31/08/2015 00:00

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës dhe atë të Krujës kanë deklaruar se nuk i njohin kryetarët respektivë të këtyre bashkive dhe se kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij.

Në qëndrimin e tyre këshilltarët demokratë argumentojnë se, nuk mund të njohin legjitimitetin e një kryetari bashkie si Elvis Roshi, të cilin e konsiderojnë si “përfaqësues të trafikut të drogës”.

Në të njëjtat linja edhe këshilltarët e Bashkisë Krujë janë shprehur qartë se nuk mund të pranojnë Artur Bushin, “person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge”.

“Qytetarët e Kavajës dhe Krujës meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre dhe jo nga njerëz të inkriminuar e që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal”, kanë deklaruar këshilltarët demokratë të dy bashkive.

Top Channel