MTV Video Music Awards, triumfon sërish Taylor Swift

31/08/2015 00:00

Duket se MTV Music Video Awards, mbajtur mbrëmjen e së dielës në Los Angeles, ka qenë mbrëmja dedikuar Taylor Swift, e cila edhe për këtë vit ka marrë vlerësimin e publikut, duke marrë 2 çmimet më të rëndësishme të këtij kompeticioni, atë të videos më të mirë në kategorinë e artisteve femra dhe të videos më të mirë në muzikën pop, dhënë për këngën “Bad Blood”, të cilën Swift e solli në bashkëpunim me këngëtaren Blank Space.

Nuk mund të mbetej pas edhe Nicky Minaj, e cila bashkë me Swift ka dhuruar një spektakël të vërtetë për disa minuta në skenën e MTV VMA. Minaj ka rrëmbyer trofeun për çmimin “best hip-hop”, të cilin ka mundur ta fitojë falë këngës së saj “Anaconda.”

Të tjera çmime janë ndarë në mbrëmjen e gjatë të MTV, ku “Best Male Video” ka shkuar për Mark Ronson dhe Bruno Mars, me videon “Uptown Funk”.

Trap Queen për hitin “Fetty Wap” ka qenë gjykimi që ka dhënë publiku për artistin më të mirë të ri.  Ndërsa Kendrick Lamar dhe hiti i tij “Alright” janë vlerësuar me trofeun për regjinë më të mirë.

Mbrëmja është mbyllur me çmimin për videon me mesazhin social më të goditur, ku është vlerësuar ajo me titull “One man can change the world”, e që mban firmën e Big Sean, Kayne West dhe John Legend.

Moderatorja e MTV Video Music Awards ishte Miley Cyrus, e cila hoqi dorë për këtë vit nga gara, duke prezantuar një mbrëmje të gjatë plot çmime dhe surpriza.

Top Channel