Në ankand menuja e fundit e Titanikut

31/08/2015 00:00

Në ankand menuja e darkës së fundit në bordin e Titanikut, dhe mendohet të ketë një vlerë fillestare nga 50 mijë apo 70 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve online, Lion Heart Autographs, do të ofrojë menunë bashkë me dy objekte të tjera të Titanikut më 30 shtator.

Lista e menusë është shpëtuar nga mbytja nga një pasagjer i asajkohe, i cili mundi të mbijetojë, pasi u largua me atë që u quajt “Money Boat”, para se Titaniku të fundosej. Pseudonimi vjen nga thashethemet se një pasagjer i klasit të parë të Titanikut korruptoi ekuipazhin dhe arriti të largohej me 12 persona të tjerë me një anije që mund të mbante 40 veta.

FOTO GALERI
1/1
“Chicken a la Maryland” dhe “Bologna Sausage” në darkën e fundit

Top Channel