Ditët kur ndjen në dorë akulloren e shkrirë apo bën me njolla bluzën kanë marrë fund. Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të bërë akullore që nuk shkrin për një kohë të gjatë, falë një proteine që ndihmon përbërësit e saj të qëndrojnë të bashkuar.

Kjo proteinë gjendet në ushqimin japonez që quhet “natto” dhe kërkuesit shkencorë të Universitetit të Edinburgut dhe Dandit në Skoci, kanë zbuluar se duke i shtuar akullores këtë proteinë, ajo nuk shkrin.

Shkencëtarët mendojnë se akullorja që nuk shkrin mund të dalë në treg brenda 3-5 viteve.

Top Channel