Thaçi pret ambasadorin Delawie: Do vijojmë marrëdhëniet miqësore me SHBA

31/08/2015 00:00

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi priti këtë të hënë në një takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara, Gregory T. Delawie.

“Kemi pasur dhe gjithmonë do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Amerikën, me të cilën gëzojmë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore”, deklaroi Thaçi gjatë takimit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Jashtme, Thaçi e njoftoi ambasadorin Delawie mbi ecurinë e proceseve që ka shënuar Kosova, për projektet që vendi ka përpara, me theks të veçantë tek investimet në ekonomi dhe siguri, por edhe për sfidat me të cilat po përballet.

Sipas njoftimit zyrtar, diplomati amerikan shprehu kënaqësinë e tij që do të shërbejë në Kosovë dhe u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me të.

Top Channel