Zjarr në Velipojë, digjet një shtëpi dhe një sipërfaqe tokë

31/08/2015 00:00

Një zjarr ka rënë në orët e pasdites së kësaj të hëne në Velipojë, në vendin e quajtur Rec i Ri.

Lajmi është bërë i ditur përmes postimit të fotove nga përdoruesit në rrjetet sociale, në të cilat shihet se flakët kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Mësohet se forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje kanë vënë nën kontroll situatën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel