Largohen emigrantët, radhë të gjata në Kapshticë

31/08/2015 00:00

Dita e fundit e këtij muaji është shoqëruar edhe me radhë të gjata qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Pas përfundimit të pushimeve verore në kufirin helen, shtimi i qytetarëve të cilët kthehen në atdhe është shoqëruar me një problematikë të theksuar edhe për shkak të sistemit të ngadaltë nga pala shqiptare.

Radha e automjeteve në terrenin doganor ka qenë e gjatë dhe në tre korsi, ndërsa edhe ndërprerjet e herëpashershme të energjisë elektrike thuajse e kanë paralizuar punën, çka ka detyruar palën shqiptare të punojë tepër ngadalë.

Qytetarë dhe emigrantë tregojnë se kanë pritur mbi një orë në kufi para se të mund t’i afroheshin sporteleve të pikës kufitare, ndërkohë që pala greke si përherë ka punuar me një sportel, duke sjellë vonesa pa shkak.

Sipas të dhënave, pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa ajo greke me 3 në total.

Top Channel