Malajzi, protesta kundër kryeministrit. Razak: S’dorëhiqem

31/08/2015 00:00

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak refuzoi që të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave masive kundër tij, ndërsa bëri thirrje për bashkim kombëtar.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rugë gjatë fundjavës në Malajzi dhe i kërkuan kryeministrit që të dorëhiqet për shkak të akuzave se ai ka përvetësuar qindra miliona dollarë nga fondet publike.

Vetë kryeministri Razak mohon të ketë vjedhur 700 milionë dollarët që iu gjetën në llogarinë e tij, ndërsa deklaroi se protesta të tilla nuk ishin mjeti i duhur për të shfaqur opinionin në një vend demokratik.

Sipas kryeministrit, ai nuk do të lejojë askënd që të shkatërrojë atë që vendi ka ndërtuar, ndërsa shtoi se shumica e malajzianëve mbështesin qeverinë.

Skandali korruptiv u publikua nga gazeta “Wall Street Journal”, e cila shkroi se paratë në llogarinë e kryeministrit Naxhib Razak erdhën nga një fond shtetëror që ai vetë kishte krijuar.

Razak krijoi në vitin 2009 fondin “1MDB” që duhej të shërbente për shndërrimin e Kuala Lumpur-it në një qendër financare, por që falimentoi në pak vjet për shkak të keqmenaxhimit dhe vjedhjeve kolosale.

Agjencia Antikorrupsion pas një hetimi, sipas saj gjithpërfshirës, tha se kryeministri nuk ka përvetësuar asgjë dhe se 700 milionë dollarët në llogarinë e tij ishin dhurata nga donatorë të huaj.

Kritikët e Naxhib ndërkohë e akuzojnë për vjedhje dhe manaxhim shumë të keq të situatës, megjithëse ai nuk duhet fare i shqetësuar.

Top Channel