Aksident i rëndë në Fier, përplaset për vdekje 60-vjeçari

31/08/2015 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e mbremjës së të hënës në aksin rrugor që lidh qytetin e Fierit më atë të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Shinat e Zhupanit”, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga 60-vjeçari, Agim Hoxha.

Përplasja ka qenë tragjike për këtë të fundit, i cili ka ndërruar jetë menjëherë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka braktisur vendin e ngjarjes dhe është larguar menjëherë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e autorit të përplasjes.

Top Channel