Turqi, arrestohen dy gazetarë britanikë për “vepra terroriste”

31/08/2015 00:00

Dy gazetarë britanikë dhe një përkthyes janë arrestuar në Turqi, nën akuzën se iu kanë ndihmuar një grupi të armatosur.

Gazetarët e “Vice News”, Jake Hanrahan dhe Philip Pendlebury, si dhe një vendas që po i shoqëronte, do të përballen me akuzat e ngritura nga një gjykatë në Turqi për “bashkëpunim me një organizatë terroriste”.

Ata ishin arrestuar të enjten në Diyarbakir, juglindje të Turqisë, ndërsa të hënën janë ballafaquar me akuzat. Të tre personat thuhet se kanë qenë duke xhiruar përleshjet mes policisë dhe militantëve kurdë në momentin e arrestimit.

Kreu i “Vice News”, Kevin Sutcliffe, ka dënuar ashpër arrestimin e gazetarëve, ndërsa është shprehur shumë i shqetësuar edhe me akuzat e ngritura ndaj tyre.

“Qeveria turke dëshiron t’iu mbyll gojën gazetarëve tanë të cilët ishin duke mbuluar njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në rajon”, është shprehur ai.

Top Channel