Kosovë, probleme me energjinë në shumicën e qyteteve

31/08/2015 00:00

Shumica e qyteteve të Kosovës vazhdojnë të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Zyrtarët për informim të zyrës së Operatorit të Sistemit dhe Transmisionit kanë sqaruar se reduktimet po bëhen për shkak të mungesës së energjisë dhe për shkak të pamundësisë së riaktivizimit, përkundër paralajmërimit, të bllokut B1 të Korporatës Energjetike pas remontit vjetor.

Sipas njoftimit, disa rajone të Kosovës do të përballen me reduktime në furnizim me energji deri në orët e vona të së hënës kur pritet të kthehet në punë blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”.

Top Channel