Qindra emigrantë hyjnë në Austri

01/09/2015 00:00

Qindra emigrantë kanë shkuar me tren në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, pasi janë mbajtur për disa orë në kufirin hungarez. Shumë prej tyre morën menjëherë trenat për Gjermani.

Ditën e hënë, autoritetet austriake thanë se do të ndalonin trenat që vinin nga Budapesti dhe do të kthenin mbrapsht të gjithë ata që kërkonin azil në Hungari, por nuk dihet nëse kjo gjë ka ndodhur apo jo.

Numri i emigrantëve që futen në Europë ka arritur nivele rekord, me 107 500 që kanë hyrë vetëm gjatë muajit korrik.

Gjermania është vendi i përzgjedhur nga emigrantët. Këtë vit, pritet që në këtë vend të hyjnë 800 000 vetë, 4 herë më shumë sesa vitin e kaluar.

Top Channel