James Bond “paragjykues, seksist dhe i vetmuar”

01/09/2015 00:00

Roli i James Bond e ka bërë atë të pasur por kjo nuk e ka ndalur aspak Daniel Craig të cilësojë personazhin e famshëm si një tip paragjykues, seksist dhe shumë të vetmuar.

Craig, 47-vjeç, i cili ka luajtur rolin e spiunit të famshëm që në 2015, ka thënë për revistën “Esquire” se ai do i japë peshë dhe kuptim rolit të tij në serinë e katërt të filmit.

“Shpresoj që Bondi im të mos jetë më një seksist dhe paragjykues. Bota ka ndryshuar”, ka thënë Daniel.

“Unë nuk ngjasoj aspak me atë person por James Bond është, çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që duhet të aktrosh shumë bukur dhe ta luash atë pjesë sa më mirë të jetë e mundur”.

Top Channel