Radhë nëpër zyrat e QKR-së në gjithë vendin

01/09/2015 00:00

Në të gjitha qytetet e vendit ka radhë të gjata në zyrat e Qendrës së Regjistrimit të biznesve. Paralajmërimi i qeverisë për fillimin e operacionit kundër informalitetit, bëri pronarët e bizneseve informale të nxitojnë të legalizohen.

Ata kërkojnë shtyrjen e operacionit si dhe shtimin e sporteleve për t’u shërbyer.

Elbasan

Mbi 7 mijë subjekte të Elbasanit, Cërrikut, Belshit dhe Peqinit u duhet të presin me ditë të tëra për të regjistruar bizneset e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Një tjetër faktor që e vështirëson këtë procedurë është dhe afati i vendosur nga qeveria duke pasur si qëllim dhënien fund te informalitetit. Por në dispozicion të bizneseve janë vetëm dy sportele, të cilat sipas qytetarëve, punojnë me ritme të ngadalta.

Sipërmarrësit kërkojnë nga autoritetet shtyrjen e afatit të regjistrimit për t’u dhënë kohë aplikuesve të përfundojnë procedurat. Gjithashtu është e nevojes shtimi i sporteleve të shërbimit, sidomos në qytetet e mëdha si Elbasani, ku zyra e QKR-së në këteëqytet përfshin katër bashki.

Durrës

Dhjetra biznese regjistrohen çdo ditë në sportelet e shërbimit të QKR-së në Durrës. Fillimi i aksionit të qeverisë kundër informalitetit dhe evazionit fiskal ka trembur shumë biznese informale që këto ditë nxitojnë të regjistrohen e të blejnë kasat tatimore, ndërsa për të përballuar fluksin e kërkesave QKR po punon me orare të zgjatura.

Për të shmangur vonesat në marrjen e shërbimit, përfaqësuesit e QKR-së në Durrës i orientojnë subjektet që të përdorin edhe sportelin elektronik, ku veprimet janë të thjeshta e mund të kryhen si nga individët, tregtarët ambulatorë dhe bizneset. 

Vlorë

Data 1 shtator, e cila shënon dhe nisjen e aksionit mbarë kombëtar të informalitetit , ka sjelle dhe radhë të gjata në Qendrën e Regjistrimit në Vlorë. Që në orët e para, shumë qytetarë janë drejtuar kësaj zyre për regjistrimin e biznesit të tyre. Shumë prej tyre prisnin në radhë, ndërsa për dy orë QKR-ja Vlorë kishte regjistruar 20 biznese. Punonjësja e kësaj zyre, Blerina Ilnica është shprehur se në këtë periudhe janë regjistruar dhe çregjistruar ato biznese të cilat kanë qënë sezonalë. Fluksi i regjistrimeve ka nisur një muaj më parë dhe nga kontrollet që tatimoret kanë bërë në terren.

Fier

Dita e parë e shtatorit ka nisur me radhë të gjata në zyrën e QKR në Fier. Edhe pse ka qënë afati i fundit dita e djeshme edhe sot vijojnë radhët e gjata.

Ndërkohë, qytetarët zënë radhët që në orët e para të natës, por përsëri nuk mund të mbarojnë punë. Punonjësit e zyrës së QKR-së vijon punën me tre sportele, por është edhe shpejtësia e ulët e internetit që sjell vonesa në plotësimin e procedurave pasi punohet online.

Biznesmenët kërkojnë shtyrje të afatit të regjistrimit të biznesve të tyre pranë QKR-së. Dita e sotme nuk ka nisur me aksion të tatimorëve.Sipas kreut të taimoreve në Fier Albert Malaj, sot i gjithë stafi i tatim-taksave në Fier po trajnohet nga qendra në lidhje me aksionin kundër informalitetit që do të nisë një ditë më pas.

Ata kërkojnë shtyrjen e operacionit si dhe shtimin e sporteleve për t’u shërbyer.

Lushnje

Masat e paralajmeruara nga qeveria për luftimin e informalitetit kanë bërë që një pjesë e bizneseve, që nuk janë të regjistruar në QKR të mos nisin punën. Mjaft prej tyre janë në sportelet e QKR për të kryer regjistrimet. Për shkak të numrit të madh të kërkesave për regjistrim janë krijuar radhë të gjata. Vetëm dy sportele janë në dispozicion të shërbimit për bizneset. Qytetarët ankohen për mungesë shërbimi dhe radhë të gjata.

Lufta ndaj evazionit fiskal në terren ka sjellë lëshimin me qira të disa bizneseve dhe kyçjen e disa të tjerave. Sipas informacioneve të dhëna nga QKR, vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar mbi 100 biznese, pa llogaritur bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër zona rurale.

Top Channel