PD, Ristani: Avionët me drogë vijojnë fluturimet

01/09/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani theksoi në një dalje për mediat ditën e martë se avionët me drogë vazhdojnë të pashqetësuar fluturimet.

“Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal. Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri”, u shpreh Ristani.

Sipas tij, rastet e trafikut ajror të drogës merren vesh vetëm kur kapen nga policitë e vendeve fqinje.

“Partia Demokratike nuk do të pajtohet me kthimin e vendit në republikë të drogës. Bashkë me qytetarët do e ndalim këtë fenomen”, tha Ristani.

Top Channel