Meditimi përmirëson raportin me teknologjinë

01/09/2015 00:00

Meditimi të jep përfitime të shumta mes të cilave dhe ndikimin pozitiv në tru. Sipas një studimi në SHBA, të meditosh lufton mplakjen e trurit, duke ndihmuar të qëndrojmë të rinj për një kohë të gjatë.

Përveç kësaj, ky aktivitet, që në pamje të parë mund të duket i komplikuar por në të vërtetë është shumë i thjeshtë, të ndihmon të fokusosh objektivat e tu, duke arritur një gjendje qetësie të brendshme. Këto dy aspekte janë të lidhura me përdorimin e teknologjisë. Motivi? Para pajisjeve elektronike shpesh “fikim” trurin. Mëson në fakt se koha është e çmuar, dhe ja se si mund ta përdorim më mirë.

Përfitimet e meditimi
Një skuadër studiuesish në Universitetin e Kalifornisë, thekson se meditimi, përveçse të zhvillon sensin e relaksimit të trupit dhe të mendjes, mund të përmirësojë kapacitetin e trurit duke ruajtur funksionalitetin e materies gri. Në terma afatgjatë regjistrohen efekte pozitive në kujtesë dhe aftësi arsyetimi me pasoja të dobishme për aktivitetin nervor.

Si të filloni
Ekzistojnë teknika të ndryshme meditimi që ndihmojnë individin të qetësohet dhe përqëndrohet. Për të filluar… mjafton pak praktikë! Zini një vend komod dhe përqëndrohuni tek frymëmarrja juaj, ndjeni ajrin që hyn përmes hundës dhe trupit tuaj, para se të dalë, dhe të shkrihet me botën rreth jush. Po mendon gjë tjetër? Është normale; të meditosh nuk do të thotë të anullosh çdo mendim.

Pranoni shpërqëndrimin
Kur kupton se mendja të ka shkuar diku, dhe je shpërqëndruar, riktheju përqëndrimit tek frymëmarrja. Me kohën mund të eksperimentosh teknika të tjera dhe të gjesh variante të ndryshme, por ky ushtrim i thjeshtë është perfekt për të nisur meditimin. Do t’ju bëhet një sjellje e përditshme duke rritur lidhjen me veten tuaj dhe përqëndrimin tuaj. Provoni të bëni të njëjtën gjë në internet. Kur e sheh se je duke kaluar nga një faqe interneti në një tjetër për shkak të kuriozitetit, fillo të mendosh se kush është fokusi yt.

Të qëndrosh në internet
Sfida e vërtetë është të përdorësh sa më mirë fuqitë e teknologjisë. Ushtroni një prani të ndërgjegjshme: provoni të vëzhgoni lundrimin tuaj në internet si një vëzhgues i jashtëm. Në vend që të qëndroni të zhytur në informacion, filloni të lundroni për atë që doni dhe ju intereson vërtetë.

Përdor më mirë kohën
Të vendosni një zile ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm se sa orë keni kaluar duke lundruar në internet. Pothuajse gjithmonë nuk jemi të ndërgjegjshëm se sa orë apo minuta kemi kaluar mes smartphone dhe kompjuterit. Pëe tre ditë, ose më shumë, rilexo kronologjinë tënde, do të të ndihmojë të zbulosh sekrete të vogla mbi veten dhe faqet që klikon zakonisht. Kërko atë që dëshiron, ose bëj thjesht një zapping të rastësishëm? Pjesa më e madhe e komunikimit në rrjet është e ndërtuar me foto apo fjalë kyçe që tërheqin vëmendjen tonë nëpërmjet fotove provokuese apo mesazheve të fuqishme që të zgjojnë kuriozitetin pa thënë asgjë.

Jini më të moderuar
Pas një studimi që kishte të bënte me efektet e përdorimit për një kohë të gjatë të celularit, studiuesit e Universitetit të British Columbia, në Kanada, këshillojnë të reduktoni në tre numrin e herëve që kontrolloni përditë emailet, pasi kjo ju redukton stresin.

Tablet? Po, por…
Mos harroni se tableti dhe pajisjet e tjera teknologjike ndërtojnë një minierë informacione, pasi nuk janë bërë vetëm për të luajtur. Nëse udhëtoni me transportin publik do të ishte mirë të kaloni kohën me tabletin, por jo të kufizoheni vetëm tek rrjetet sociale. Provoni të kuptoni se për çfarë jeni kuriozë.

Top Channel