Jesus Aceves ka lindur me një çrregullim të rrallë; ka qime të dendura në gjithë fytyrën e tij. 30 familjarë të tij vuajnë nga i njëjti çrregullim, i njohur ndryshe edhe si hipertrikozis, që e bën këtë familje, familjen më “leshatore” në historinë e njerëzimit.

Qimet e dendura që u mbulojnë gjithë fytyrën kanë bërë që kjo familje të njihej fillimisht prej banorëve lokalë si “Njerëzit Ujq”. Së fundmi fama e tyre shkoi përtej fshatit të lindjes. Ata u bënë objekt i një dokumentari, që do të transmetohet në Meksikë këtë muaj.

Çrregullimi i Aceves u kuptua lehtë që në fëmijëri. Ai lindi në qytezën e Loretos, në jug-lindje të Meksikë, ku për shkak të paraqitjes njihej si “Ujku i Vogël”. Çrregullimi mirëkuptohet dhe shpjegohet shkencërisht, por nga banorët lokalë jo dhe familja e e Aceves dhe ai vetë ishin objekt tallës dhe paragjykimi i komunitetit.

Në moshën 12-vjeçare, Aceves nisi punë me një trupë cirku ku siguronte të ardhura të mjaftueshme për veten dhe familjen e tij. Sot ai ka tre vajza, që të trija me sindromën e hipertrikozës. Më e madhja është Karla, 20 vjeç. Ajo ka përfunduar studimet, por sërish e ka të vështirë që të gjejë një punë.

“Është e vështirë për një femër sepse është më e vështirë që të pranohet nga shoqëria një femër leshatore”, thotë ajo.

Top Channel