Zbulohet emigranti i fshehur në motorin e makinës

01/09/2015 00:00

Ka qenë e madhe habia e dy agjentëve të rojes civile spanjolle, kur kanë kontrolluar një automjet të ndaluar në kufirin mes Marokut dhe enklavës spanjolle Ceuta.

Brenda motorit, ata kanë gjetur të fshehur një emigrant 29-vjeçar. Ndërsa brenda një fundi të dyfishtë, nën sediljen e shoferit, zbuluan një tjetër emigrant 23-vjeçar. Të dy, vinin nga Guinea.

Shoferi u arrestuam ndërkohë që dy klandestinët u dërguan në spital me sintoma dehidratimi. Sipas mjekëve, të dy ata kanë rrezikuar madje edhe vdekjen.

E gjithë kjo, risjell në kujtesë rastin e fëmijës të fshehur në një valixhe, të zbuluar nga skanimi me rreze “x”. Forcat e rendit kishin ndaluar një 19-vjeçare marokene. “Dukej nervoze dhe menduam se transportonte drogë”, tha njëri polic. Vajza ishte arrestuar dhe kishte pranuar se kishte marrë para për të transportuar 8-vjeçarin Adou.

Pasi rasti i tij përfundoi mirë, ditët që pasuan, një djalosh tjetër humbi jetën në përpjekje për të hyrë në Europë, i fshehur në bagazhin e një automjeti të hipur në një traget.

Një afrikan i ri, i fshehur në fundin e dyfishtë të një makine, në vendin e rrotës rezervë, u gjet në kufirin mes Marokut dhe enklavës spanjolle të Melilës. Djaloshi shoqërohej edhe nga dy klandestinë të tjerë nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë.

Të tre ata u gjetën në kushte kritike dhe shoferi, një 39-vjeçar spanjoll, u arrestua me akuzën për krime kundër të drejtave të qytetarëve të huaj. Melila bashkë me Ceutën, janë një nga zonat e hyrjes së refugjatëve subsaharianë në Europë.

Ato janë të rrethuara nga rrjeta teli që shkojnë deri në 8 metra lartësi, të ndërtuara me kontributet e Bashkimit Europian.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel