Papa Françesku lehtëson rregullat e Kishës për abortin

01/09/2015 00:00

Papa Françesku ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kryejnë procedurën.

Gjithësesi, masa është vetëm e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm.

Në doktrinën e Katolicizmit, aborti konsiderohet një mëkat aq i rëndë saqë paralajmëron shkishërimin e personit.

Papa deklaroi se, “shumë gra besojnë se nuk kanë rrugë tjetër kur kryejnë abortin” dhe shtoi se, “kishte takuar aq shumë gra që mbajnë në zemër shenjën e këtij vendimi të dhimbshëm”.

Lehtësimi i rregullave shihet si një ndryshim rrënjësor në politikat e Kishës Katolike, që reflekton këndvështrimin e shfaqur të Papa Françeskut mbi dhembshurinë dhe mëshirimin.

“Kam vendosur të lejoj të gjithë priftërinjtë që për Vitin Jubile të shfajësojnë nga mëkati i abortit atë që e bën dhe atë që kërkon falje”, u shpreh ati i shenjtë.

I dërguari i BBC në Vatikan deklaron se Papa Françesku është i vetëdijshëm se vendimi i tij nuk do të mirëpritet nga tradicionalistët.

Gjithësesi, ndryshe nga parardhësit e tij, ai e sheh dhembshurinë dhe mëshirën si virtyte që mbizotërojnë ndaj të tejrave. Viti Jubile shihet si nga eventet më të rëndësishme të kalendarit të Kishës Katolike.

Zakonisht ai mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar.

Top Channel