Mbetet shtatzënë gjatë pushimeve në Australi

01/09/2015 00:00

Një udhëtim i gjatë deri në Australi, por për pushime verore ia vlen, aq më tepër kur gjen edhe një partner dhe me të kalon një natë pasionante aventuriere, përpara se të kthehej në shtëpi.

Bëhet fjalë për të renë franceze Natalie Amyot, e sapokthyer në Paris, e cila ka mësuar se pas asaj aventure ka mbetur shtatzënë. Vendosi të rikthehej sërish në vendin ku kishte kaluar pushimet, në kërkim të babait të fëmijës, por për shkak të informacioneve të pakta në dispozicion, vendosi ta provonte me anë të një apeli në Youtube.

 Falë kursimeve të fundit, e reja mori udhëtimin e parë me avion drejt plazhit të Mooloolaba, në diskon “O’malleys”. Djaloshit nuk i kujton madje as emrin, por vetëm disa karakteristika fizike që i vijnë nëpër mend. Rreth 1,82 i gjatë, bjond dhe me sytë bojëqielli.

“Më quajnë Natalie dhe po kërkoj gjurmët e një djali që njoha në Mooloolaba”, shpjegon në videon e publikuar në internet e reja franceze. “Kemi kaluar një natë të shkëlqyer, e takova në ‘O’malleys’ e më pas shkuam në tavernën Wharf. Kam nevojë urgjente ta gjej atë – vazhdon Natalie. – Jam rikthyer këtu nga Franca, sepse kam mbetur shtatzënë dhe dua ta ritakoj atë. Nëse nuk do të më takojë, s’ka problem, por të paktën të përpiqem”.

Top Channel