Çfarë do të thotë tatuazhi?

01/09/2015 00:00

Një tatuazh për të komunikuar një sekret, një patologji e diagnostikuar. Bekah Miles, një studente 20-vjeçare nga Oregon, SHBA, ka provuar këtë metodë për tu bërë të ditur prindërve se është në depresion. Ajo ka postuar foton e tatuazhit në Facebook.

“I’m fine”, (Jam mirë) lexohet në këmbën e saj, por mjafton të rrotullosh foton dhe do të gjendeni para shkrimit “Save me” (më shpëtoni).

Postimi origjinal, i shpërndarë nga vajza kishte si destinacion prindërit e saj, të cilët në mungesë të përballjes me të, thekson Bekah, nuk e kishin kuptuar momentin e vështirë që po kalonte studentja. Kështu ajo kërkoi ndihmë:

“E dashur mami, i dashur babi, mos më vrisni për këtë zgjedhje të përhershme.
Sot jam gati t’u flas për sëmundjen time mendore. Vitin e kaluar jam diagnostikuar me depresion.
Besoj se është një problem që e kisha prej kohësh, në të vërtetë, dhe sot vendosa të bëj këtë tatuazh.
Mendova se këmbët e mia ishin vendi më i mirë për ta patur. Kur njerëzit më shohin, lexojnë “I’m fine”. Por nga këndvështrimi im, unë mund të lexoj “Save me”. Kjo për mua do të thotë se edhe pse të tjerët më shohin se jam mirë, për mua asgjë nuk shkon mirë. Jo, nuk jam mirë aspak”.

Postimi i saj nisi të shpërndahej nga mijëra njerëz në një kohë të shkurtër dhe kanë qënë një numër mesazhesh në mbështetje të saj. Kjo i tha idenë Bekah të hapë një debat publik lidhur me depresionin. Sot postimi i saj ka arritur 346 mijë pëlqime dhe 290 mijë shpërndarje.

Top Channel