Vogëlushit të cilit i pëlqen t’i lexojnë libra

01/09/2015 00:00

Jetojmë në një epokë ku teknologjia ëshë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, ndërsa nuk janë të rralla rastet kur edhe fëmijët tashmë si lodra kanë pikërisht këto pajisje.

Mirëpo, një fëmijë i mrekullueshëm në SHBA nuk pëlqen që të luajë me iPad, iPhone ose një pajisje tjetër, por dëshiron që t’i lexojnë vetëm librat e tij që gjenden në shtëpi.

Përmes një video të publikuar në Youtube, shihet një nënë derisa i lexon një libër vogëlushit të saj, ndërsa në momentin kur mbaron së lexuari, fëmija fillon të qajë.

Ai nuk pushon deri në momentin kur e ëma e fton ta dëgjojë derisa ajo lexon një tjetër libër. Ky nuk ishte rasti i vetëm, pasi në video dëshmohet se kjo gjë ndodh përherë.

Aty shfaqet edhe i ati, por gjithmonë ka të njëjtin përfundim, në momentin kur mbyllet libri, fëmija fillon të qajë.

Top Channel