Është alergjike nga Wi-Fi, do të përfitojë 900 euro në muaj

01/09/2015 00:00

Një franceze do të përfitojë nga 900 euro në muaj nga shteti, pasi pretendon se është alergjike në Wi-Fi.

Gjykata në Toulouse mori vendim për një rast, ku pala paditëse Marine Richard vuante nga një sëmundje e quajtur EHS, një ndjeshmëri esktreme ndaj rrezatimit elektromagnetik të cilat gjenden në shumicën e pajisjeve teknologjike të ditëve të sotme.

Për pasojë, 39-vjeçarja është alergjike në telefonët celularë, televizionë, pajisjet që lëshojnë valët e Wi-Fi-së si dhe në shumë pajisje të tjera teknologjike të cilat asaj i shkaktojnë dhimbje koke, të vjella si dhe rrahje të shpejtuara të zemrës.

Gjyqtarëve iu tha se mund të jetojë vetëm ne një mal të largët në jugperëndim të Francës, ku nuk ka valë elektromagnetike dhe ku ujin duhet ta marrë nga pusi.

Edhe pse autoritetet shëndetësore franceze nuk e njohin këtë sëmundje, gjykata mori vendim që Richard të përfitojë rreth 900 euro në muaj.

Top Channel