Shkodër, dita e dytë e operacionit masiv antikanabis

02/09/2015 00:00

Operacioni i gjerë i policisë në Dukagjin ka vijuar ditën e sotme në fshatrat Kasnec, Mgullë, Xhan, Pog dhe Kir të njësisë administrative Pult. Deri pas mesdite janë evidentuar 90 parcela me 20.879 bimë narkotike.

Në terren veprojnë 400 forca policore të ndara 25 grupe pune. Në operacion janë të përfshira forcat speciale RENEA, FNSH dhe policia e Shkodrës.

FOTO GALERI
1/9
Prej orës 07.00 të ditës së mërkurë ka nisur dita e dytë e operacionit masiv antikanabis në Dukagjin të Shkodrës

Top Channel