US Open, Federer dhe Murray kalojnë pa probleme në raundin e dytë

02/09/2015 00:00

Roger Federer kaloi me lehtësi në raundin e dytë të US Open. Në debutimin e tij në Arthur Ashe, tenisti nga Zvicra mundi argjentinasin Leo Mayer në tre sete. Rezultati i takimit që zgjati 77 minuta ishte 6-1, 6-2 dhe 6-2.

Tashmë, 34-vjeçari do të ndeshet në raundin e dytë me belgun Steve Darcis.

Ndërkohë, në raundin e dytë kaloi edhe britaniku Andy Murray, i cili mposhti me rezultatin 7-5, 6-3, 4-6 dhe 6-1 australianin Nick Kyrgios.

Në raundin e dytë, britanikun Murray e pret francezi Adrian Mannarino, i cili nga ana e tij kaloi rusin Konstantin Kravchuk në 3 sete (7-6, 6-4 dhe 6-1).

Top Channel