Korçë, sekuestrohet arsenal armësh, arrestohet zotëruesi i tyre

02/09/2015 00:00

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Korçës pasi në banesën e tij u gjet një arsenal i tërë armësh.

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Petro Kallajxhi, të cilit i janë gjetur 6 armë zjarri, silenciator, armë të ftohta si dhe 500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Ky i fundit akuzohet edhe për vjedhje të energjisë, madje ka qenë një kontroll i tillë në banesën nr. 3 në qytetin e Korçës që ka çuar në zbulimin e arsenalit të armëve.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e gjithë veprimtarisë kriminale të personit të vënë në pranga.

Top Channel