Vlorë, asgjësohen 9746 rrënjë bimë narkotike, në kërkim dy vëllezër

02/09/2015 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar 9746 rrënjë bimë kanabis sativa, dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezër si kultivues.

Operacioni i policisë është organizuar në fshatrat Dushkarak dhe Penkovë. 13 parcela janë gjetur përgjatë lumit Vjosë, në vendin e quajtur Zatop, ku ishin mbjellë 5960 rrënjë, me lartësi 15-200 cm.

Pesë parcela u evidentuan në fshatin vendin e quajtur “Përroi i Lofatës”, me 3516 rrënjë bimë narkotike, me lartësi 30-200 cm.

Policia ka shpallur në kërkim Pëllumb Nushaj, 61 vjeç, dhe Gëzim Nushaj, 51 vjeç nva fshati Penkovë, pasi disa bimë narkotike janë gjetur të mbjella në baçet e tyre.

Top Channel