Kapshticë, medikamente dhe cigare kontrabandë; arrestohet një person

02/09/2015 00:00

Policia Kufitare ka sekuestruar në Kapshticë medikamente dhe cigare kontrabandë, ndërkohë që ka vënë pranga një person.

Malli kontrabandë u gjet gjatë kontrollit në makinën e shtetasit Gj. Kambo.

Në makinën me targa AA672 KO u gjetën 31 steka cigare dhe disa medikamente.

Top Channel