Si ta kaloni një zhgënjim në dashuri

02/09/2015 00:00

Zhgënjimet në dashuri? Truti është i ndërtuar për t’i kaluar. Kështu thotë një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara. Aktiviteti i neuroneve gjatë fazës së rënies në dashuri tregon një stimulim më intensiv: një efekt i ngjashëm me drogën, që rrit ndjesinë e mirëqënies dhe kënaqësisë.

Ja pse në fund të një historie dashurie është e nevojshme një kohë dezintoksimi… në kuptimin fizik dhe mendor.

Studimi
Sipas një studimi, truri është programuar për të kaluar zhgënjimet e dashurisë. I publikuar në revistën Review of General Psychology, studimi tregon se është një mekanizëm natyral, që të shtyn të kalosh fundin e në dashurie dhe për të gjetur një partner të ri të përshtatshëm. Tradhëtia? Për meshkujt ka rëndësi tradhëtia fizike, ndërsa për femrat, sipas të dhënave, do të ishte më keq një tradhëti në nivelin e ndjenjave, me frikën se partneri do të zgjedhë një tjetër.

Fundi i dashurisë
Fundi i një raporti në nivelin biokimik ka nevojë për një dezintoksikim të vërtetë. Truri i të dashuruarve regjistron në fakt, një rritje të aktivitetin neurotik lidhur me zonën e kënaqësisë. Ky stimulim ka të njëjtin efekt si droga, aq sa studiuesit po e përdorin për “pamjet e trurit”, duke e lidhur atë zonë të tij me aktivitetin gjatë përdorimit të kokainës. Kur prishet një lidhje bie në një mërzitje të thellë, dhe mekanizmat e rikuperimit të trurit tetojnë të krijojnë kontakte me persona të tjerë, duke riaktivizuar zonat e kënaqësisë.

Lëvizje e lirë
Aktiviteti fizik influencon lirimin e endorfinës. Të bësh sport jo vetëm që të ndihmon në mirëqënien fizike, por është një shpëtues jete në nivelin mendor, pa përmendur këtu edhe efektin e të ndjerit në formë, për t’i pëlqyer vetes dhe të tejrëve. Po kalon një zhgënjim dashurie? Ec, vrapo, zgjidh një aktivitet fizik për të zgjuar dëshirën për të qënë në provë.

Lista e këngëve
Kërceni me miqtë: siç thonë dhe disa studime të lëvizësh në ritmet e muzikës të qetëson dhe të lehtëson mendjen, të mban në stërvitje dhe lufton ankthin dhe çrregullimet e humorit. Formoni një listë këngësh për të dëgjuar në shtëpi teksa gatuani apo pastroni; do të jetë një alternative e mirë.

Niseni nga vetja
Lexojini sinjalet me objektivitet; kur një histori ka përfunduar është e kotë të vazhdoni të kapeni pas saj. Shpesh fundit të lidhjes i atribuojmë dhe ndjesinë e humbjes, frustrimit. Por pse duhet të marrësh me vete një barrë negativiteti kur është e mundur që gjërat të shihen me një tjetër këndvështrim? Për të thënë ‘Mjaft’, duhet forcë dhe kurajë. Jini krenar për veten për të përballuar këtë situatë, evitoni ndjesinë e fajit, sepse të gjithë bëjmë gabime, gabimet na ndihmojnë të rritemi.

Top Channel