“Gjëra që ndodhin kur i puth dorën Brad Pittit”

02/09/2015 00:00

Pasi arriti në Silverstone fitoren e katërt sezonale në MotoGP, Valentino Rossi ka qenë shumë i frymëzuar në rrjetet sociale.

Piloti italian i Yamaha postoi në Facebook dy foto: në njërën prej tyre “Doktori” shihet duke i dhënë dorën aktorit Brad Pitt, i cili e uroi për fitoren në pistën angleze, ndërsa në tjetrën shihet e fejuara e Rossit, e cila puth dorën që ka prekur Brad Pittin.

“Këto gjëra ndodhin kur prek dorën e Brad Pittit”, shkroi Rossi me shaka.

Valentino Rossi ka takuar para disa kohësh edhe ish-yllin e futbollit Maradona, i cili i puthi dorën pilotit italian. Menjëherë pas kësaj, “Doktori” ia ktheu respektin duke u gjunjëzuar e duke i puthur këmbën e majtë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel