Blerjet e mëdha të merkatos së kësaj vere

02/09/2015 00:00

Goditjet e mëdha të merkatos së transferimeve nuk kanë munguar as këtë verë. Gjatë vitit 2015 duket se protagonistë në këtë aspekt u bënë klubet britanike, me Manchester City të cilësuar si klubin më aktiv. Ditët e fundit, “Citizens” siguruan shërbimin e Kevin De Bruyne, për të cilin paguan te Wolfsburg 75 milionë euro dhe të mendosh që Chelsea e shiti kartonin e tij te skuadra gjermane për vetëm 20 milionë euro.

Raheem Sterling ishte lëvvizja tjetër e Manchester City. ishte vetëm 19 vjeç kur filloi të luajë si titullar te Liverpool, që këtë verë nuk mundi dot t’i reziztojë ofertës prej 69 milionë eurove të “Citizens” për futbollistin. Megjithatë, “Reds”-at nuk qëndruan duarkryq. Liverpool vendosi të investojë të ardhurat e përfituara nga Sterling për blerjen e Christian Benteke nga Aston Villa, duke shpenzuar 46.5 milionë euro dhe 24-vjeçari e shpërbleu duke shënuar golin e fitores në sfidën me Bornemouth.

Në listën e blerjeve më të shtrenjta të kësaj vere përfshihet edhe emri i Angel Di Maria. Argjentinasi u transferua te Paris Saint Germain për shifrën e 63 milionë eurove, ndërkohë që një vit më parë Manchester United pagoi 15 milionë euro më shumë për kartonin e tij. Qëndrojmë ende te “Djajtë e Kuq” që shpenzuan jo pak për të siguruar shërbimin e talentit Martial nga Monaco. Mësohet se Manchester United pranoi që të paguajë për 19-vjeçarin mbi 50 milionë euro. Ajo që të bën përshtypje është se skuadra nga principata, dy sezone më parë shpenzoi pak më shumë se 5 milionë euro për të marrë Martial nga Lyon.

Top Channel