Një shtatzëni e rreme për Mooloolaba (VIDEO)

02/09/2015 00:00

Historia e turistes franceze Natalie Amyot, që kërkonte online në Youtube babain e fëmijës së saj, duket sa ka pasur një tjetër qëllim. Një ditë pasi ajo postoi videon, në një tjetër klip shpjegon se ishte një shaka e bërë nga Sunny Coast Social Media, në Queensland të Australisë.

Video nis me bukuroshen që thotë: “E gjeta”, para se të shfaqet me punëdhënësin e saj, Andy Sellar. Në video shpjegohet se ajo është thjesht një aktore, emri i vërtetë i së cilës është Alizee Michel.

“Kjo ka qënë një video virale për Holiday Mooloolaba. Emri im është Andy Sellar dhe kam një kompani që quhet Sunny Coast Social Media. Ne bëjmë video virale për bizneset. E di që shumë prej jush janë të mërzitur prej kësaj, ose ndoshta jo shumë të lumtur. Por kjo vajzë ishte thjesht një vullnetare. E bëra gjithë këtë në Facebook, YouTube, dhe i kam bërë të unë të gjitha. Ajo nuk ka bërë asgjë, por ajo ishte thjesht një aktore. Ne thjesht dëshirojmë të vendosim Mooloolaba në hartë sepse është një vend i mrekullueshëm. Faleminderit që na ndoqët dhe ne do të bëjmë shumë video të tilla”, shpjegon ai.

Top Channel