Anthony Martial, adoleshenti më i shtrenjtë në historinë e futbollit

02/09/2015 00:00

Manchester United shpenzoi 36 milionë sterlina (50 milionë euro) për të siguruar shërbimin e talentit Anthony Martial nga Monaco. Kjo blerje në ditët e fundit të merkatos i habiti të gjithë, pasi bëhet fjalë për një 19-vjeçar të talentuar, por që vështirë se vlera e tij reale është kjo që paguan “Djajtë e Kuq” për të.

Kjo “çmenduri” merkatoje ka bërë që sulmuesi francez të bëhet adoleshenti që është blerë më shtrenjtë në historinë e futbollit.

Rekordin për adoleshentin më të shtrenjtë e mbante Luke Shaw, i blerë verën e kaluar po nga Manchester United për 27 milionë sterlina (rreth 36 milionë euro) dhe Marquinhos, i transferuar te PSG nga Roma.

Renditja e adoleshentëve më të shtrenjtë në histori vazhdon me Anderson, i cili në korrikun e vitit 2007 u ble 26 milionë sterlina nga Manchester United, Wayne Rooney, i cili u ble në gusht të vitit 2004 për 20 milionë sterlina po nga Manchester United dhe Sergio Ramos, i cili u ble në shtator të vitit 2005 për 18.5 milionë sterlina nga Real Madrid.

Top Channel