“Çmenduria” e merkatos së Premier League

02/09/2015 00:00

Klubet angleze vendosën rekord përsa i përket blerjeve të lojtarëve në këtë merkato. Sipas Deloitte, vetëm gjatë periudhës së verës, skuadrat e Premier League investuan 870 milionë paund në merkato, 4% më shumë se në 2014.

Po t’i shtosh kësaj shifre edhe 130 milionë paund të shpenzuara në janar, rezulton se gjatë vitit 2015 klubet britanike nxorën nga arkat e tyre 1 miliardë Paund.

Kampionati që vjen pas Premiershipit anglez për shpenzimet e kryera në merkato është Seria A me 405 milionë paund, e ndjekur nga Primera Division, Bundesliga dhe Ligue 1.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel