BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2%

02/09/2015 00:00

Norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë, duke qëndruar në nivelin 2%. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të marte të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Pas diskutimit dhe miratimit të Raportit të Ndërmjetëm të Politikës Monetare,  anëtarët e Këshillit u njohën edhe me zhvillimet e fundit ekonomike, monetare dhe financiare në vend. Në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre u vendos që norma të mbetet e pandryshuar.

Top Channel