Krujë, asgjësohen mbi 1300 rrënjë kanabis sativa

02/09/2015 00:00

Operacioni antikanabis nga policia e Krujës ka vijzuar në fshatin Shiezë, ku janë asgjësuar 1330 rënjë kanabis sativa. Policia po vijon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Në sajë të operacionit të koduar “Kroi Gjarpërit 2”, janë evidentuar 2 parcela në vendin me të njëjtën emër në fshatin Shiezë. Bimët narkotike kishin një lartësi 120- 180 cm.

Top Channel