Vlorë, pastrimi në të gjithë bashkinë; ndërhyhet në fshatra

02/09/2015 00:00

Bashkia e Vlorës ka nisur pastrimin e gjithë territorit të saj, edhe përtej kufijve të bashkisë së vjetër. Në fshatin Alikoke që ndodhet 10 kilometër nga qyteti, pas 20 vitesh ka nisur heqja e mbeturinave urbane.

Me urdhër të kreut të bashkisë së Vlorës Dritan Leli, firma e pastrimit Duka, me katër mjete dhe kamion kanë hequr mbeturinat e grumbulluara prej shumë kohësh, të cilat ishin kthyer në një bombë ekologjike. Të dyja anët e rrugës nacionale kanë qënë të bllokuara nga mbeturinat urbane, të cilat nuk ishin pastruar asnjëherë nga komuna qendër, e cila i kishte ne juridiksion. Sipas kreut të bashkiseë Vlorë, kjo metodë do përdoret në çdo cep të bashkisë së re. Banorët e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje të parë të bashkisë së re në zonën e tyre.

“Falenderoj kryetarin e bashkisë Dritan Leli, pasi ne kishim kaq kohë dhe kaq kërkesa, i kërkonim dhe shyqyr o Zot të punojnë pa kursim. Dhe ne do punojmë këtu pa kursim dhe çfarë duhen, taksa e tutje tu ne do i japim”, thotë një banore e zonës.

Pastrimi i zonës nga mbeturinat në dekompozim është shoqëruar edhe me dezinfektimin e gjithë zonës.

Top Channel