Gjuriç lejohet të hyjë në Kosovë

02/09/2015 00:00

Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje zyrtarit serb Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, që gjatë kësaj jave të vizitojë Kosovën.

Top Channel ka mësuar nga burime pranë qeverisë se Gjuriç ka kërkuar që t’i lejohet hyrja në Kosovë për të takuar përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.

Mësohet se gjatë qëndrimit në Kosovë, Gjuriç do të takojë përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe dhe deputetët e Listës Serbe, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Top Channel