Vendimi i qeverisë: Forcat e Armatosura, në misionet e BE në Mali

02/09/2015 00:00

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në misionet trajnuese ushtarake, të organizuar nga Bashkimi Europian në shtetin afrikan të Malit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave, ku janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera.

Mes tyre spikasin: marrëveshja me Gjermaninë për mbrojtjen shoqërore; dhënia e pensioneve të posaçme; dhe rregulli teknik për markimin e pajisjeve mjekësore.

Gjithashtu, ekzekutivi miratoi marrëveshjen e turizmit me Serbinë, për të cilën është rënë dakord më herët mes dy qeverive.

Top Channel