Marrëveshja me Iranin, Obama siguron votat

02/09/2015 00:00

Një fitore e madhe për Presidentin Barack Obama. Senatorja demokrate, Barbara Mikulski nga Merilendi ka njoftuar të mërkurën se do të mbështesë marrëveshjen e Iranit, duke i siguruar votat e mjaftueshme kreut të Shtëpisë së Bardhë që të përdorë veton për të mos lejuar kundërshtimin e republikanëve.

Kushtetua e SHBA-ve lejon që Presidenti të vejë veto mbi një çështje, por duhet të ketë të paktën 34 senatorë që janë “pro” ose “kundër” së njëjtës çështje. Me këtë rast, me mbështetjen e Mikulskit, Obama siguron edhe votën e 34-t.

“Asnjë marrëveshje nuk është ideale, sidomos ato të cilat negociohen me regjimin iranian. Mendoj se kjo marrëveshje është plani më i mirë për të frenuar programin bërthamor të Iranit. Për këto arsye do të votoj ‘pro’ marrëveshjes”, deklaroi Mikulski, që do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të saj.

Votimi për marrëveshjen pritet të mbahet më fund të këtij muaji, por Shtëpia e Bardhë po shpreson që të sigurojë edhe 7 vota të tjera, për të lejuar të bëhet një lëvizje legjislative e njohur si “filibuster”, e cila do të shmangte një votim përfundimtar dhe Obama nuk do të kishte nevojë që të përdorte veton.

Top Channel