Veliaj: Rehabilituam në kohë rekord 31 çerdhe

02/09/2015 00:00

Në kuadër të nismës “Adopto një Çerdhe”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar këtë pasdite një takim me donatorët.

Në fjalën e tij para të pranishëmve, Veliaj e ka vënë theksin tek situata “dramatike” në të cilën ai i gjeti çerdhet e kryeqytetit dhe ndryshimin sipas tij rrënjësor që administrata e re bëri në një kohë rekord.

“Ne gjetëm një situatë dramatike në çerdhet e kryeqytetit. Buxheti që ne kishim ishte 31 milionë dollarë më pak. Por ne rehabilituam në një kohë rekord 31 çerdhe në kryeqytet dhe për këtë falenderojmë bizneset dhe OJF-të për kontributin e tyre”, ka thënë Veliaj.

Top Channel