Monedhë të re për nder të Mbretëreshës

02/09/2015 00:00

Thesari Mbretëror britanik ka zbuluar një monedhë të re 20 paundëshe prej argjendi, në nder të një eventi historik.

Më 9 shtator, Mbretëresha Elizabeth do të bëhet monarkja më jetëgjatë në fron në historinë e Britanisë së Madhe.

Në atë datë, ajo mbush 63 vjet e 216 ditë sundim duke lënë pas stër-stër-gjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria, më shumë se një shekull më parë.

Thesari ka stampuar imazhin e Mbretëreshës Elizabeth gjatë viteve, nga një grua e re në monedhat e lëshuara pas kurorëzimit në 1952-shin, deri në një shtetare të moshuar të ditëve të sotme.

Ajo që e bën unike këtë monedhë të re, është fakti se mban të pesë imazhet e Mbretëreshës.

Top Channel