Mustafa emëron 6 zëvendësministra

02/09/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar të mërkurën 6 zëvendësministra në ministritë e qeverisë së Kosovës, ku 5 prej tyre janë nga radhët e partnerit serb të koalicionit qeveritar.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, kryeministri Isa Mustafa ka vendosur edhe për emrat e zv/ministrave.

Kështu,  Mirjana Jevtiç është emëruar zv/ministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Milan Radojeviç, zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Sladjan Nikolçeviç, zv/ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Radoljub Mladenoviç, zv/ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Biljana Popoviç, zv/ministre në Ministrinë e Financave dhe Nusret Hoxha, zv/ministër në Ministrinë e Drejtësisë. 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka emëruar Ivan Tomiç, në pozitën e këshilltarit politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Top Channel