PD reagon ndaj deklaratave të Erjon Braçes për Doris Pack

02/09/2015 00:00

Partia Demokratike ka reaguar ndaj komentit të lënë në rrjetet sociale nga deputetit socialist, Erjon Braçe.

Në koment, Braçe kritikon eurodeputeten gjermane, Doris Pack, e cila gjatë takimit të zhvilluar me kreun e PD-së, Lulzim Basha në kuadër të punimeve të Asamblesë së Partisë Popullore Europiane, kritikoi kryeministrin Rama për emërimin dhe mbajtjen pranë tij të njerëzve me të kaluar të dyshimtë.

“Erion Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza, u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t’i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Top Channel