Shkodër, operacione antikrim gjatë orëve të natës; 3 të arrestuar

03/09/2015 00:00

Policia e qarkut Shkodër, në operacionet antikrim të zhvilluara gjatë orëve të natës mes së mërkurës dhe së enjtes ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për shtyp të drejtorisë lokale të policisë thuhet se, personi i parë është arrestuar në Pukë nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Personi në fjalë është identifikuar si Pjetër Shpendi, 68 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e tij janë gjetur të mbjella në një arë me misër bimë narkotike të llojit kanabis.

Ndërkohë, në qytetin e Shkodrës uniformat blu kanë prangosur shtetasin Prelë Stenaj, 44 vjeç, pasi ka rezultuar se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Po në qytetin verior u bë i mundur arrestimi i 26-vjeçarit Fatmir Sufaj, i dënuar nga gjykata me 8 vjet burg për grabitje me dhunë.

Për të treja rastet materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të tre rasteve hetimore.

Top Channel