Menaxhimi i borxhit, marrëveshje me Zvicrën; Cani: Sistemi i borxhit aktual përmbushi qëllimin e vet

03/09/2015 00:00

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nënshkruar këtë të enjte një marrëveshje me ambasadorin zviceran, Christoph Graf.

Marrëveshja ka të bëjë me financimin e projektit për menaxhimin më të mirë të borxhit dhe për ngritjen e kapaciteteve për analizat financiare.

“Sistemi i borxhit aktual në Shqipëri e përmbushi qëllimin e vetë. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos ketë sistemin më të avancuar. Sot publikut i jepet garancia se do të kemi një analizë shumë më të thelluar e më të mirë”, ka deklaruar Cani.

Versioni numër 6 i programit të menaxhimit të borxhit dhe analizës financiare, DMFAS, synon mirëmenaxhimin e borxhit dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të tij.

Më tej, në deklaratën për mediat ministri Cani ka pranuar ekzistencën e problemeve me inflacionin, duke nënvizuar se, “1.3 për qind është shifra” e tij.

Top Channel