Berat, “arrest me burg” vrasësit të 28-vjeçarit Gjika

03/09/2015 00:00

Gjykata e Beratit ka dhënë paraditen e së enjtes masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së katër ditëve më parë në fshatin Lybesh.

Në seancën gjyqësore, shtetasi Fatmir Bregu ka shfaqur pendesë duke thënë se e kishte kryer krimin në gjendje të dehur.

Madje, avokati i tij mbrojtës, duke pretenduar se klienti i tij ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike, ka kërkuar që masa e sigurisë të zbatohet në një spital psikiatrie.

Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, që ka vendosur “arrest me burg” për veprën penale të “vrasjes me paramendim”.

Më 31 gushtin e kaluar, pas një grindjeje për motive të dobëta, 34-vjecari Bregu qëlloi me armë zjarri shtetasin Namik Gjika, duke e lënë të vdekur në vend. 

Top Channel