Bullock dhe Randall, prej disa muajsh bashkë

03/09/2015 00:00

Ajo sapo i ka prezantuar botës të dashurin e saj të ri, por sipas thashethemeve, Sandra Bullock dhe Bryan Randall kanë disa muaj që kanë nisur romancën e tyre dhe aktorja është përpjekur ta mbajë këtë marrëdhënie sa më sekrete.

Miq të yllit hollivudian kanë thënë për revistën “People” se 51-vjeçarja ka nisur ta njohë partnerin e saj përmes miqve në muajin korrik, në një festë të organizuar në shtëpinë e saj, në Austin.

Top Channel