Angli, 18 vite burg dy shqiptarëve për trafik kokaine

03/09/2015 00:00

Një gjykatë britanike dënoi me 58 vite burg një grup kriminal me 8 anëtarë, i përfshirë në shitjen e kokainës në zonën Swindon. Mes 8 të dënuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë.

Judmir Shazivari është dënuar me 14 vite burg, ndërsa Olsi Blaci, i cili pranoi akuzat, do t’i duhet të vuajë 4 vite e gjysmë burg. Blaci i shërbente këtij grupi kriminal si korrier i drogës.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të shtëpisë, Judmir Shazivarit iu gjetën 15 telefona celularë, të cilët pas analizimit u vërtetua se ishin përdorur për të komunikuar me anëtarët e tjerë të grupit.

Një tokal prej 1.600 stërlinash në formën e kartëmonedhave u gjetën të fshehura, ndërsa në një tjetër vend brënda shtëpisë së Shazivarit u gjetën edhe 1,080 stëtlina.

Prokurori i çështjes i tha gjykatës se “shtetasi shqiptar Judmir Shazivari kishte marrë më parë 5 dënime dhe ishte dënuar me 6 vite burg në vitin 2010”.

Gjykatësi Martin Picton,duke lexuar masën e dënimit për Shazivarin tha: “Judmir Shazivari, ju mbërritët ilegalisht në Angli dhe bëtë çdo përpjekje për të qëndruar. Nuk kam asnjë lloj ideje përse ju nuk u dëbuat pas kryerjes së dënimit të mëparshëm. Ju vazhduat duke abuzuar së qëndruari në vëndin tonë. Shpresoj që kësaj here autoritetet në fund të dënimit do të mund t’ju dëbojnë nga Anglia”.

Top Channel